Pluton Vasi zbulon 5 filmat që na mësojnë mbi komunikimin nëpërmjet imazhit
Live From Tirana • 21:58 23/12/2020
Pluton Vasi është një regjisor shqiptar, i njohur për individualitetin e tij në krijimtari si në filmin dokumentar dhe në filmin artistik. Ai sot ishte “Live From The Cinema” për të na zbuluar 5-së përzgjedhjet e tij. Filmat që ai na solli mbartin mesazhe të forta që i shërbejnë shoqërisë sonë. Nga mënyra se si duhet të komunikojmë, ura lidhëse e sjelljes mes brezave dhe anonimiteti, këto janë 5-së përzgjedhjet e tij. 5. Radiostacioni (1979) “E parë në aspektin egoist e përzgjodha sepse këtu janë idhujt e mi të kinemasë shqiptare si dhe Rikard Ljarja. Këtu tregohet si duhet servirur kultura dhe trashëgimia dhe si duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin. Për mendimin tim është një ndër ngjarjet e kinemtografisë shqiptare që ka disa forma. Thelbi i filmit është që gjithmonë ka një mënyrë se si të ketë një komunikim të denjë mes njerëzve.” 4. Rrugë të Bardha (1974) “Këtu shohim se edhe trishtimi edhe gëzimi vijnë tek ne nëpërmjet imazhit. Unë kur e kam parë filmin për herë të parë kam qenë në 8-vjeçare dhe pasi mbaroi kam ngelur i shtangur. Viktor Gjika dinte të komunikonte nëpërmjet imazhit.” 3. Investigations of a citizen above suspicion (1970) “Kur kemi parë këtë film, një ndër gjërat që na ka bërë më shumë përshtypje është që sa mirë dhe sa të qetë duhet të jemi për të perceptuar dhe për të përcjellë ngjarjen sado të mos jetë në favorin tënd. 2. Nebraska (2013) “Këtë film ja sugjeroj edhe fëmijëve pasi këtu në Shqipëri është shumë e domosdoshme mesazhi që përcjell, pra komunikimi mes brezave. Është një filozofi që na vjen nëpërmjet imazheve. Unë jam i dashuruar me filma të tillë.” 1. Anonymous (2011) “Një nga arsyet që e kam përzgjedhur këtë film është sepse ne e vuajmë lojën për anonimitetin.”
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024