Bota

Plot 300 kg/Gjendet e ngordhur breshka e detit më e madhe në botë!

Një breshkë e madhe me kurriz lëkure, specia “Dermochelys coriacea”, u gjet e ngordhur në portin e Viareggio, në provincën e Lucca. Breshka, e cila ishte parë duke notuar vetëm disa ditë më parë në të njëjtat ujëra, i përket specieve më të mëdha ekzistuese të detit.

Gjallesa peshonte afërsisht 300 kg dhe ishte dy metra e gjatë. Ngordhja e saj është një humbje e madhe për biodiversitetin e zonës.

Personeli i Njësisë Detare të degës Marina di Carrara të Guardia di Finanza vuri re se breshka kishte qafën dhe një pjesë të përparme të lidhur në majë të një kundërpeshe nënujore, duke e bërë të pamundur ngritjen e saj nga fundi. Punëtorët e Guardia di Finanza u zhytën për të liruar trupin e breshkës dhe për ta transportuar atë në portin e Viareggio. Këtu, një vinç ngriti gjallesën detare dhe e vendosi në një furgon që i përkiste operatorëve të WWF Viareggio, të cilët kishin mbërritur nga qendra e ndihmës së parë Ronchi në Marina di Massa.

Sipas një shënimi të WWF, “ky zbulim i trishtuar, i shkaktuar, pa dashje ose me vetëdije, edhe një herë nga aktiviteti njerëzor, përfaqëson një humbje të madhe për biodiversitetin e deteve tona. Palombarët u zhytën për ta tërhequr breshkën në port, e cila më pas u transferua në Institutin Zooprofilaktik Eksperimental të Pizës, ku do të analizohet për të përcaktuar shkakun e ngordhjes.