Një qen në Portugali i quajtur Bobi, është shpallur qeni më i vjetër në botë. Ky qen, që jeton në një fermë në Leira, është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij u zyrtarizua më 1 shkurt. Pavarësisht moshës, qeni është ende i shëndetshëm për të luajtur me 4 macet e familjes.
Pronarët e tij mendojnë se sekreti i jetëgjatësisë së qenit të tyre është fakti që ka jetuar gjithmonë në fshat, i rrethuar nga natyra dhe ambienti i qetë. Rekordi i mëparshëm për qenin më të vjetër në botë mbahej nga Spike, i cili është 23 vjeç. Rekordi i tij u regjistrua në 7 dhjetor të vitit 2022.
Ndërkaq, vlen të përmendim se temperatura e ngritur e trupit është një shenjë shqetësuese, si tek njerëzit ashtu edhe tek qentë. Qentë zakonisht e kanë temperaturën midis 37,5 dhe 39 dhe temperatura e tyre është më e lartë nga ajo që njerëzit kanë. Qentë mund të hyjnë në një gjendje të temperaturës së ngritur të trupit kur arrijnë një temperaturë prej 39,7. Meqenëse çdo qen është i veçantë, njohja e karakterit dhe shprehive të tyre mund të jenë me rëndësi të madhe kur përcaktoni a ka qeni juaj temperaturë.