Bota Botë e Çuditshme

Plazhi indian ndriçohet nga valët, fenomeni natyror bëhet viral!

Njerëzit që vizituan plazhet përgjatë rrugës së Bregut Lindor të Chennai kanë mbetur të habitur pasi panë valë shkëlqyese që ndriçuan bregun. Ngjarja e rrallë, e cila la qindra vizitorë të plazhit të mahnitur nga bukuria e tij, erdhi pas një periudhe të dendur shiu. Pamja magjepsëse e valëve të Chennait shkaktoi reagime edhe në rrjete sociale pasi vendasit shpërndanë foto dhe video.

Fenomeni befasues i valëve i njohur si ‘biolumineshencë’ shkaktohet nga fitoplanktoni biolumineshent, konkretisht Noctiluca Scintillans, i njohur edhe si “shkëlqimi i detit”. Është një fenomen natyror magjepsës ku reaksionet kimike brenda organizmave që banojnë në oqean prodhojnë shfaqje drite. Këta organizma të vegjël lëshojnë dritë kur shqetësohen, zakonisht për shkak të faktorëve natyrorë si baticat, rrymat e oqeanit, stuhitë ose ndryshimet në temperaturën e ujit.