Timeless Playlist vjen edhe këtë javë për t’ju rikthyer pas në kohë me përzgjedhjen e këngëve më të bukura dhe më të suksesshme ndër vite. Këtë herë, shumica e këngëve vijnë si pjesë e serialit më të përfolur të momentit. “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” debutoi të premten dhe shpejt po bëhet hiti më i fundit i Netflix dhe Ryan Murphy. Seriali shënon pjesën e re të ekskluzivitetit të Murphy “Monster”, pas suksesit masiv të “Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, me Evan Peters. Ian Brennan bashkëpunoi me mega-producentin edhe një herë për të sjellë në ekran historinë e vëllezërve Menendez, nga edukimi i tyre traumatik deri në natën famëkeqe kur ata vranë prindërit e tyre, José dhe Kitty Menendez. Për të ndihmuar në shtjellimn e historisë është përdorur një kolonë zanore specifike e periudhës që përmban artistë si Vanilla Ice me projektin e tij “Ice Ice Baby”, ose përfshirja e Milli Vanilli-t me “Blame It On The Rain” ose “I’m Gonna Miss You”.