Ka disa këngë të cilat ditët e sotme mund të duken disi ‘qesharake’, por dikur quheshin hite. Të tilla mund të ishin “Boom, Boom, Boom, Boom!!” nga Vengaboys, apo “5, 6, 7, 8” nga Steps. Madje nëse ju kujtohet, kur ishim fëmijë vinim vërdallë duke u përpjekur të recitonim pak nga fjalët e “Eins Zwei Polizei” të Mo-Do. Megjithatë, dyshojmë se dinim më shumë se ndonjë varg. E vetmja gjë që mund të themi rreth tyre është ‘çfarë u thoshte mendja’…
Gjithsesi mbeten shumë argëtuese, apo jo? Edhe këto këngë kanë aftësinë të na ngjallin nostalgji. Le të ndalojmë pak tek “Livin’ La Vida Loca” e Ricky Martin. Një videoklip që na tërhoqi vëmendjen të gjithëve në atë kohë dhe sigurisht teksti që e mbajmë mend edhe sot e kësaj dite.
Nëse do na duhet të zgjedhim një këngë që mban kurorën e javës për romancë dhe dhimbje dashurie, do të ishte padyshim “Un-Break My Heart” e Toni Braxton. Eh, në sa e sa filma e kemi dëgjuar si kolonëzanore, apo e kemi kënduar në dush… Megjithatë, që ta mbyllim me ritëm këtë playlist dhe jo me thyerje zemre, po ju lëmë të shijoni “Bailamos” nga Enrique Iglesias.