Reperi Coolio i cili e filloi karrierën e tij në vitet ’80 u bë i famshëm në vitin 1995 pas publikimit të “Gangsta’s Paradise”, këngë që u shfaq në filmin “Dangerous Minds” dhe i dha atij çmimin Grammy në vitin 1996 për performancën më të mirë të repit solo. Sigurisht pas ndarjes së tij nga jeta, ai do të na mungojë ne dhe botës së artit, megjithatë “Gangsta’s Paradise” është e sigurtë që do t’i rezistojë përherë kohës.
Will Smith kaloi një periudhë disa mujore të ‘errët’, si në apektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Por tani duket se incidenti i Oscar ka mbetur pas Smith i është rikthyer projekteve filmike. Por nëse kjo nuk funksionon, Will mund t’i rikthehet pasionit të vjetër, muzikës. Njësoj se tek “Gettin’ Jiggy Wit It”.
Nuk e dimë për ju, por kur dëgjojmë “Barbie Girl” seç na lind një nostalgji. Le ta pranojmë, ka qenë mjaft ikonike për kohën. Dhe meqë po flasim për nostalgjinë, le të çmallemi pak me Destiny’s Child duke dëgjur hitin “Bills, Bills, Bills”.