Lista e kësaj jave ka qenë mjaft e larmishme me artistë të ndryshëm, të cilët i përkasin rrymave të ndryshme muzikore. Një artist mjaft i njohur siç është Harry Styles nuk kishte si t’i mungonte listës Timeless. Hitet e tij janë padyshim ndër më të kërkuarat në treg dhe ai bëhet pjesë jo vetëm me një, por me tri këngë. Ato janë: “Boyfriends”, “Sweet Creature” dhe “Love of my life”.
Grupi Coldplay duket se ka për t’i rezistuar mjaft kohës pasi këngët e tyre të publikuara vite më parë vazhdojnë të kërkohen nga dëgjuesit edhe në ditët e sotme. Këtë javë ato klasifikohen me këngën e tyre mjaft të njohur “Viva La Vida”. Që në titull, ato përcjellin vlerat e larta të jetës duke dhënë mesazhin se duhet ta jetojmë atë.
Hozier është gjithashtu një artist mjaft i suksesshëm, ku gjithashtu ka dy projekte muzikore në këtë listë: “Movement” dhe “Take me to church”. Kjo e fundit është realizimi i tij më i pëlqyer nga publiku, ku ka qenë edhe ai që i ka dhënë suksesin më të madh të karrierës së tij.