Në “Timeless Playlist” këtë javë vjen grupi i famshëm muzikor The Rolling Stones me këngën e tyre “Paint it, Black”. Ky projekt është pjesë e albumit të tyre të katërt, “Aftermath”. Kënga ka të bëjë me funeralin e një vajze nga këndvështrimi i të dashurit të saj dhe ai dëshiron që ngjyra e gjithçkaje të përputhet me ndjenjat dhe emocionet e tij.
“Cuff It” është kënga momentalisht më e njohur e Beyoncé, pjesë e albumit të saj më të ri “Renaissance”, i cili fatkeqësisht nuk u shpall albumi i vitit nga çmimet Grammy. Ajo ka sjellë versionin remix të kësaj kënge. Me Nile Rodgers në kitarë dhe Raphael Saadiq në bateri dhe bas, kënga merr frymë me elementë të pamohueshëm të fundit të viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’90.
“The Real Slim Shady” është kënga më e famshme e Eminem, qesharake dhe serioze në të njëjtën kohë. Albumi i tij “The Marshall Mathers LP” ishte spektakolar, por atij i duhej një këngë për ta prezantuar atë. Pak para afatit, Eminem u kthye në studio me Dr. Dre dhe ata krijuan me shpejtësi atë që u bë kënga kryesore e albumit.