Whitney Huston mbetet një artiste shumë bashkëkohore edhe pse këngët e saj janë publikuar shumë vite më parë. Dy prej hiteve të saj janë pjesë e Timeles Playlist për këtë javë: “I Will Always Love You” dhe bashkëpunimi i saj me artistin Sam Feldt “Don’t Cry For Me”.
E ndërsa një ndër bashkëpunimet më të suksesshëm të këtij shekulli midis Daft Punk, Pharrell Williams dhe Nile Rodgers duket se ka për të mbizotëruar për një kohë të gjatë playlist-at, ku këtë javë bashkohet edhe në playlist-ën tonë. Midis këtyre projekteve paksa të vjetra në kohë, vihet re një pjesëmarrje e këngës pak më moderne, të realizuar nga grupi italian Måneskin. “I wanna be your slave” është një projekt i cili është pëlqyer shumë nga audienca dhe pritet të jetë i tillë edhe në javët në vazhdim.