“Did you know that there’s a tunnel under Ocean Blvd” është kënga më e re e Lana Del Rey nga albumi i saj i nëntë me po të njëjtin titull. Një këngë me ritme të ngadalta ku artistja vë theksin tek tekste që i referohen muzikantëve të viteve 1970, vende në Amerikën e Veriut, vetminë dhe vetëvlerësimin e ulët.
Duke qëndruar tek Lana Del Rey, hedhim gjithashtu një vështrim pas në kohë tek hiti i saj “Born To Die”. Gati në po të njëjtën periudhë, u publikua dhe “Love Me Again” nga John Newman dhe kjo na solli ndërmend një tjetër ‘epokë’ muzikore ndryshe nga kjo në të cilën po jetojmë.
Për të kaluar tani tek një tjetër epokë. Çfarë nostalgjie të dëgjosh sërish Outkast me “Hey Ya”! Apo Timbaland, “Bounce”… Madje nuk jemi të vetmin që e ndjejmë këtë nostalgji. Nëse e keni vënë re “Bounce” është një ndër ato hite të vjetra që tani po rikthehen shumë fuqishëm në versione më moderne që janë bërë virale në rrjet.