Rikthehemi sërish tek një nga të preferuarat tona… dhe jemi të sigurtë që këtu mund të flasim dhe për ju. E kemi fjalë për një hit që nuk del kurrë nga moda, James Blunt me “You’re Beautiful”. Ka diçka kjo këngë që na bën t’i drejtohemi sërish e sërish pa u mërzitur kurrë. Gjithsesi, dhe kjo këngë e ka një anë të errët…
Duke qëndruar tek ky ‘vibe old-school’, ju prezantojmë në listën e kësaj jave me ndoshta atë që konsiderohet si kënga më romantike e të gjitha kohërave. Shijoni “Time After Time” nga Cyndi Lauper dhe na jepni të drejtë! E duke qenë se po flasim për hite, duam të ndalemi pak tek një këngë jo aq e vjetër sa këto të mësipërmet, por padyshim që ka bërë mjaftueshëm bujë. Ishte koha kur Sam Smith ende nuk kishte famën e sotme, por sigurisht që bashkëpunimi me Naughty Boy në “La la la” kontribuoi goxha.
Kemi një këshillë për ju, sepse nuk mund të linim pa e përmendur kur vjen fjala tek kjo këngë… Merrni personin tuaj të zemrës, një gotë verë para, dhe shijoni Grover Washington dhe Bill Withers në “Just The Two of Us”! Pas kësaj, çojini gjërat në një nivel tjetër më sensual me “Smooth Operator” të Sade. E kuptoni vetë ku e kemi fjalën!