Duket se këtë sezon Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin me titull “Xhane Xhane”. Kënga është bë mjaft virale në rrjet pasi shumë njerëz e kanë krahasuar videoklipin e këngës së tyre me atë të “Hymn For The Weekend” nga Coldplay dhe Beyoncé. Olimpia, nga ana tjetër, ka publikuar një këngë mjaft ritmike titulluar “Dy Buzë”.
Këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e “DWTS”. Përveç kësaj, ai ka publikuar dhe këngën e tij më të re që mban titullin “Deti” dhe që erdhi në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Artisti ka treguar në fakt se kjo këngë ka një histori shumë të veçantë që e ka lidhur akoma dhe më shumë me këtë projekt. Për të shkruar vargun e parë të kësaj kënge, ai është frymëzuar pikërisht nga deti Adriatik. Martin Pano ka realizuar një projekt muzikor mjaft të ndjerë, të cilin ai ia dedikon një njeriu mjaft të veçantë në jetën e tij, “Isabel”. Edhe artisti Krenar ka publikuar një këngë dedikuar dashurisë që dallohet që në titull, “My Love”, se i dedikohet kësaj ndjenje kaq të bukur.
Një bashkëpunim tjetër dhe mjaft i suksesshëm vjen midis Lorenc Hasramës dhe Olsi Bylykut titulluar “Hëna”, projekt i cili u bë viral në rrjetet sociale ende pa u publikuar zyrtarisht në kanalin zyrtar të artistit. Mesa duket ‘dashuria’ është tema mbizotëruese e këngëve të krijuara së fundmi nga artistët. Edhe Mato Lale ka sjellë këngën “Dashni Ilegale”, i cili si githmonë vjen me një stil mjaft të veçantë dhe karakteristik.
Powered by The Top List © / Top Awards ©