Ya Nina nuk di të ndalet. Artistja e re, pas publikimit të shumë këngëve e bashkëpunimeve të ndryshme, ka sjellë së fundmi projektin solo titulluar “Ya Ya”. Është mjaft inspiruese ngirtja në karrierën e saj në industrinë muzikore, duke ditur se artistja ka nisur rrugëtimin me covera nga këngët më ‘In’ të momentit dhe tani po realizon projekte madhështore.
“Mu nda” nga Elai është një këngë që flet për dëshirën për të mbetur në një lidhje dhe për të mos u ndarë nga personi që duan. Teksti i këngës shpreh lidhjen dhe dashurinë e fortë të këngëtarit ndaj partneres së tij, duke theksuar se ata duan vetëm të jenë në prani të njëri-tjetrit. Ata pretendojnë se nuk mund ta imagjinojnë të jenë të ndarë dhe se nuk ka shanse apo arsye që ata të mendojnë t’i japin fund lidhjes.
Genc Shaqiri, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit, Gesko ka publikuar projektin e tij të ri muzikor titulluar ” E Jona”. Artisti ka realizuar projekte të ndryshme gjatë viteve dhe është bërë vazhdimisht pjesë e “The Top List”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©