Albanian’s Hot Top 30, Week of January 22nd

Në këngën “Eagle” nga D-Block Europe dhe Noizy, teksti përmban tema të ndryshme dhe referenca kulturore që kontribuojnë në kuptimin e përgjithshëm të këngës. Këto referenca luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht në lidhje me identitetin shqiptar. Rreshtat si “I’m Albanian, you’re not supposed to like me” dhe “the eagles come from the sky” aludojnë për krenarinë historike dhe kulturore të popullit shqiptar.

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime. Së fundmi, ajo ka publikuar “Lulet”, këngë të cilën rrjeti e aludon se Semi ia ka kushtuar ish të dashurit të saj.

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka publikuar këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Para teje”. Këngëtarja e ka shoqëruar edhe me një super videoklip, ku shfaq interpretimin e saj të shkëlqyer. Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin “Huti”, ku shumë njerëz në rrjet mendojnë se është një përgjigje për të gjithë dramën që u krijuar në rrjet mes saj dhe çiftit Ledri-Sara.

“Eja dashuri” vjen si projekti më i ri nga dy ikonat e muzikës shqiptare, nga Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka. Kënga është pjesë e albumit të sukseshëm “Unike” nga Aurela dhe tani vjen e realizuar dhe me videoklip. Dy banorët e BBV3, Meriton Mjekiqi dhe Bardhi, kanë bashkuar forcat përpara se të futeshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të sjellë këngën “Firmato”.

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Një bashkëpunim i suksesshëm vjen mes Rzon dhe Majk, të cilët kanë prezantuar së fundmi një tjetër projekt të ri muzikor titulluar “Forca”. Nga ana tjetër, Don Phenom ka publikuar projektin e parë solo për 2024, projekt i cili vjen me shumë energji dhe titullohet “Supreme”.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
D-block Europe, Noizy
Eagle
2
Semi Jaupaj
Lulet
3
Anxhela Peristeri
Para Teje
4
Dafina Zeqiri
Huti
5
Aurela Gaçe & Aleksandër Gjoka
Eja dashuri
6
Meriton Mjekiqi x Bardhi
Firmato
7
Capital T
Propaganda
8
Rzon x Majk
Forca
9
Don Phenom
Supreme
10
Bennito x Big Basta
Guantanamo
11
Sardi Strugaj
Boshatisur
12
Donna Dafi X Majk
My Baby Go
13
Mr X
Adrenaline
14
Diona Fona
Falma
15
Bardhi x Xhensila
Mashtruese
16
Kida x Buta
Mesazh
17
Mc Kresha and Lyrical Son
Shake it (Kanga e Drake)
18
Yll Limani
Kane me te kujtu
19
Yll Limani
Sonte
20
Yll Limani
Eja
21
Yll Limani
Tuat
22
Yll Limani
Gjuje
23
Yll Limani
Nuk po ec
24
Yll Limani
Ndjenje
25
Yll Limani
Mos Harro
26
Yll Limani
Borxhi
27
Yll Limani
Injoro
28
Yll Limani
Mos Prit
29
Yll Limani
Kqyrem tu shku
30
Majk
Lamtumirë