Tech

Platforma X zyrtarisht lejon shfaqjen e pornografisë!

Kushtet e shërbimit të platformës X tani lejojnë përmbajtjen “NSFW”, përveç fotografive dhe banderolave të profilit. Platforma X ka përditësuar udhëzimet e saj për t’i lejuar përdoruesit të ndajnë foto nudo dhe sjelljen seksuale të krijuara dhe të shpërndara në mënyrë konsensuale për të rriturit, për sa kohë që një përmbajtje e tillë është etiketuar dhe jo në një pozicion të dukshëm, si përshembull një foto profili ose një baner.

Udhëzimet shpjegohen në mënyrë specifike në një postim nga llogaria @Safety në platformën X. Në të kaluarën, X nuk e ndalonin në mënyrë specifike përmbajtjen pornografike. Platforma madje është bërë një vend për disa krijues të NSFW për të fituar para, pas prezantimit të shërbimit Twitter Blue (tani X Premium). Përmbajtja NSFW mund të bëhet një formë tjetër e të ardhurave për X, e cila ka luftuar me rënien e shitjeve të reklamave që kur Elon Musk bleu kompaninë.

X do t’u kërkojë përdoruesve që postojnë rregullisht përmbajtje NSFW të rregullojnë cilësimet e tyre dhe të shënojnë fotot dhe videot si “përmbajtje të ndjeshme”. Rregullat e reja të platformës zbatohen për të gjitha përmbajtjet për të rritur, duke përfshirë përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, fotografike ose të animuar. Si parazgjedhje, përdoruesit që janë nën 18 vjeç ose nuk kanë futur një datëlindje nuk mund të shikojnë materialin NSFW.

CEO i platformës X Elon Musk ka publikuar së fundmi një video të shkurtër që flet shumë për lëvizjen e radhës që do të bëjë në këtë rrjet social. Musk dëshiron të përdorë platformën X për të krijuar një aplikacion për të gjithë, sipas modelit kinez WeChat. Kjo është një nga arsyet kryesore pse bleu Twitter-in, një rrjet me një numër të madh përdoruesish, transformimin e të cilit nisi të punonte menjëherë pas blerjes. Përveç rrjetit social, Musk nga X dëshiron të krijojë një platformë për komunikim, pagesa dhe dëshiron t’i kushtojë shumë rëndësi përmbajtjes video.

Se çfarë do të bëjnë konkretisht nuk dihet saktësisht, pasi së fundmi ai ka postuar një video 12 sekondëshe duke njoftuar X TV në profilin e tij X. Siç tregohet në postimin bashkangjitur, video nuk zbulon shumë, por Musk njoftoi muajin e kaluar se aplikacioni do të jetë identik me atë që ofron YouTube përmes aplikacionit të tij të televizorit inteligjent.