Tech

Platforma X vjen me ndryshimin që të gjithë e donit!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka bërë të ditur se do të sjellë një ndryshim të madh në rrjetin social X. Me personat që keni bllokuar nuk mund të ndërveproni, ama postimet mund t’i shikoni, edhe ata mund t’i shikojnë postimet tuaja. Ky ndryshim vjen pas disa kohësh ndërkohë që Twitter u quajt me X dhe që asnjë platformë tjetër nuk e ofron. Ndërkaq, disa përdorues të X në Brazil ishin edhe një herë në gjendje të hynin në platformën e rrjeteve sociale pavarësisht një ndalimi të vendosur nga gjyqësori i vendit muajin e kaluar.

Por, rivendosja e platformës në Brazil ishte e paqëllimshme, ka njoftuar një zëdhënës i X në një deklaratë. “Për të vazhduar ofrimin e shërbimeve optimale për përdoruesit tanë, ne ndryshuam ofruesit e rrjetit. Ky ndryshim rezultoi në një rivendosje të paqëllimshme dhe të përkohshme të shërbimit për përdoruesit brazilianë”-tha zëdhënësi. “Ndërsa presim që platforma të jetë sërish e paarritshme në Brazil, ne vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë braziliane për t’u kthyer shumë shpejt. Gjithçka që ndodhi gjatë ditës na bëri të besojmë se ishte me qëllim”-tha Basilio Rodriguez Perez, këshilltar i ABRINT, grupi kryesor tregtar i vendit për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP).

Ndalimi i fundit nga Brazili i platformës X rriti profilin e rivalit të tij më të vogël, Bluesky. Sipas mediave të huaja, Bluesky ka parë kulmin e të gjitha kohërave. Platforma ka thënë në një postim se kishte tërhequr dy milionë përdorues të rinj në një hark kohor prej një jave dhe aplikacioni dukej se po përjetonte disa probleme me disa përdorues që raportuan një ndërprerje.

“Pothuajse me siguri do të ketë disa ndërprerje dhe probleme të performancës”-tha zhvilluesi i Bluesky, Paul Frazee në një postim, duke shtuar: “Nuk kemi parë kurrë trafik si ky. Rri me ne!”. Të shtunën, kompania tha gjithashtu se përdoruesit nga Brazili po vendosnin nivelet më të larta të të gjitha kohërave për aktivitetin. Rritja e raportuar në trafikun e platformës vjen pasi një gjykatës i Gjykatës së Lartë braziliane urdhëroi një pezullim mbarëkombëtar të platformës X të premten.