Tech

Platforma X ka paguar gjobën në bankën e gabuar?!

Gjykata e Lartë e Brazilit theksoi se avokatët që përfaqësojnë platformën e mediave sociale X nuk i paguanin gjobat në pritje bankës së duhur, duke shtyrë vendimin e saj nëse do të lejonte firmën e teknologjisë të rifillonte shërbimet në Brazil. Pagesa e gjobave, për të cilat avokatët e X, argumentuan se kompania e kishte paguar saktë, është e vetmja masë e papaguar e kërkuar nga gjykata për të autorizuar X të operojë sërish në Brazil.

Platforma “X” është pezulluar që nga fundi i gushtit në Brazil, një nga tregjet e tij më të mëdha dhe më të lakmuara, pasi nuk respektoi urdhrat e gjykatës në lidhje me moderimin e gjuhës së urrejtjes dhe dështimin për të emëruar një përfaqësues ligjor në vend, siç kërkohet nga ligji. Rikujtojmë se Elon Musk, po largon veçorinë Bold për shkronja të theksuara nga postimet në X, sepse sipas tij “sytë po i rrjedhin gjak”. “Për shkak të përdorimit të tepruar të shkronjave të theksuara në X, ato do të hiqen”-tha Musk. Ai tha gjithashtu se shkronjat e pjerrëta dhe çdo formatim tjetër do të hiqen. Njoftimi dukej se u pëlqeu shumë ndjekësve të Musk.

Ndërkaq që nga prezantimi i opsioneve të formatimit të teksteve të theksuara dhe të tjera në prill të vitit 2023, ato janë përdorur për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen nga përdoruesit që përpiqen të fitojnë para nga njerëzit që klikojnë në postimet e tyre. Miliarderi i teknologjisë ka bërë të ditur se do të sjellë një tjetër ndryshim të madh në rrjetin social X. Me personat që keni bllokuar nuk mund të ndërveproni, ama postimet mund t’i shikoni, edhe ata mund t’i shikojnë postimet tuaja. Ky ndryshim vjen pas disa kohësh ndërkohë që Twitter u quajt me X dhe që asnjë platformë tjetër nuk e ofron. Ndërkaq, disa përdorues të X në Brazil ishin edhe një herë në gjendje të hynin në platformën e rrjeteve sociale pavarësisht një ndalimi të vendosur nga gjyqësori i vendit muajin e kaluar.