Pas ngjarjes së bujshme me Ledjanën dhe Mevlanin, Antonela nuk është kthyer më në “Për’puthen”. Prej 3 ditësh ajo nuk është e pranishme në program dhe ditën e sotme zbuloi se çfarë vendimi ka marrë. Ajo tha se ka marrë thjesht një pauzë të shkurtër dhe se do të rikthehet shumë shpejt.
Në puntatën e sotshme patën një lidhje nëpërmjet ‘skype’ me Antonelën. Ndërsa u pyet në lidhje me Mevlanin dhe Ledjanën ajo bëri sikur nuk i njeh duke u shprehur:
Kush janë këta se nuk i njoh? -duke theksuar se do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.
Por bomba plasi në momentin kur Antonela zbuloi se ka shkëmbyer një puthje me Mevlanin për Shën Valentinin, duke e pyetur se cila nga puthjet i ka shijuar më shumë ajo me të apo me Ledjanën.
Doja t’i thosha atij burrit cilat nga puthjet të shijoi më shumë ajo për Shën Valentin me buzët e mia natyrale apo ajo tjetra me buzë silikoni… -u shpreh Antonela duke thumbuar Ledjanën.
Në fund ajo shtoi se për të Mevlani nuk është më askush dhe se shumë shpejt do t’i marr gjithçka që i ka dhënë.
Kujtojmë, se ditë më parë Antonela ka pasur edhe një konflikt me Atdheun dhe Elvisin, këta të fundit u penalizuan përgjithmonë nga programacioni.