Tech

Plani i ri i Cricket për Apple Watch!

Cricket Wireless po përpiqet ta bëjë Apple Watch më tërheqëse duke prezantuar një plan vetëm për orën inteligjente. Bëhet e ditur se për herë të parë operatori do të ofrojë Apple Watch Series 9. Ndërkaq, linja e Apple Watch që përbëhet nga Apple Watch SE, Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, është në dispozicion të klientëve.

Plani i ri i orës inteligjente të operatorit i lejon klientët e rinj dhe ekzistues të kenë qasje në njoftimet e bisedave, të dhënave dhe aplikacioneve pa pasur nevojë për iPhone pranë. Apple Watch për fëmijë është gjithashtu një opsion i disponueshëm përmes Family Setup. Kjo e fundit i lejon fëmijët e familjes që nuk kanë iPhone të tyre të përfitojnë nga veçoritë si ajo e fitnesit, komunikimit dhe sigurisë së Apple Watch.

Ndërkaq, disa njerëz djersitjen e shohin si rezultat i një stërvitjeje të fortë. Të tjerë e urrejnë sepse kjo do të thotë se kanë shumë vapë. Por kujt i kishte shkuar në mendje se djersa mund të përdoret për të mbledhur të dhëna që përmbajnë informacione për shëndetin?

Inxhinierët e Apple e kanë realizuar këtë gjë dhe kjo është arsyeja pse kompania ka paraqitur një aplikim për patentën e titulluar “Pajisjet e veshura me aftësi për matjen e djersës”. Pajisja në të cilën Apple po fokuson këtë aplikacion është Apple Watch.

Kjo patentë përfshin një sensor për matjen e djersitjes, informatat e të cilit do të ruhen në Apple Watch. Kompania ka theksuar gjithashtu se kur një përdorues i Apple Watch është duke ecur, vrapuar, ose çikluar, pajisja mund të llogarisë një shkallë të djersës “që korrespondon me intervalin kohor të stërvitjes”. Kjo do ta ndihmojë përdoruesin të dijë në lidhje me “humbjen totale të lëngjeve gjatë stërvitjes”.