Sot në Maratonën e 100 këngëve më të mira në Top Albania Radio të ftuarit specialë nuk do të mungojnë. Në një lidhje telefonike ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili na zbuloi më shumë në lidhje me planet e Bashkisë natën e sotme. Çfarë premton Sheshi?
Tirana është kthyer në produkt turizmi, ka shumë turistë të huaj që kanë mbushur hotelet. Do të nisim sonte koncertin në orën 9 të darkës. Do të performojnë disa DJ, do të jetë Ardit Çuni, Stresi, Arilena, etj. Deri në 2 të mëngjesit pastaj me fishekzjarre. Ju presim të gjithëve aty!
Si e cilëson këtë vit Erion Veliaj?
Ka qenë viti i rikuperimit, u ngritëm në këmbë. Ekonomia ka rikuperuar, ka qenë një vit zgjedhor, fushata shkoi pa ndonjë dramë të madhe. Fakti që turizmi vazhdoi, ekonomia vazhdoi, konsumi vazhdoi, tregon që shoqëria është pjekur. Më të mirën e kemi përpara. Në 111 vite shtet nuk kemi qenë kurrë më mirë. Po jetojmë ditët tona më të mira edhe pse besoj se ka vend edhe për më mirë. Me të gjithë vështirësitë që kemi kaluar, kurrë nuk kemi pasur më parë këtë reputacion, këtë turizëm. Duhet ta kalërojmë këtë valë me pozitivitet.