I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.
Përpos punës së tij si kryetar bashkie, Erion Veliaj na rrëfen dhe një ‘sekret’ lidhur me familjen dhe se kur ka në plane ta zgjerojë atë.
Këto janë ato premtime që kërkojnë një mandat (qesh), por jemi gati dhe e them tani që kaluam këto ngarkesat dhe besoj që njerëzit që janë të zënë janë gjithë jetën të zënë, thjesht duhet me ja lënë Zotit këtë punë.
E për sa i përket emrit të fëmijës, ‘lali Eri’ na rrëfeu një tjetër sekret.
E vetmja gjë që kam thënë është që gjyshi i Ajolës ka shkruar shumë libra, kështu kjo është një hamendje, për t’i vendosur emrin e një prej veprave të Jakov Xoxës.