Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Edhe pse prej kohësh i është larguar Shqipërisë. bukuroshja nuk ngurron të jetë mjaft aktive në rrjete sociale duke i mbajtur ndjekësit e saj të informuar. Me anë të një ‘bisede online’ ku Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të disa prej tyre, ajo ka treguar pak nga planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen. Teksa, është pyetur nëse po planifikon të ketë një fëmijë tjetër, ajo ka drejtuar kamerën nga djali i saj, Sky i cili po luante me të atin në ato momente dhe e pyet se sa motra apo vëllezër dëshiron ketë.
Modelja nuk i kursen fotografitë me të voglin e saj, megjithatë disa ditë më parë na i bëri sytë zemra me një Instastory që publikoi. Teksa tregon qartazi portretin e Sky-it të vogël, Afërdita na e ëmbëlsoi ditën me atë çfarë shkruajti për të.
Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.