Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, identifikohen 3 të dyshuar!

Policia në Tiranë ka identifikuar tre persona, që dyshohet se kanë plagosur një shtetas në kryeqytet. Nga tre të identifikuarit, janë shoqëruar në polici dy prej tyre ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Blutë bënë të ditur se nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G.N., E N. dhe M.N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi zyrtar: 

Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar

Shoqërohen në Polici dy prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G.N., E N., dhe M.N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë, bën të ditur policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.