Policia e Tiranës shpall në kërkim ish-konkurrenten e programit “Përputhen”, njëherazi ish-banoren e Big Brother VIP 1, Antonela Berishën, si dhe motrën e saj Marielën lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së martës, në një restorant në kryeqytet.
Shtetasja Klea Prenga, denoncoi dhunën shtazarake ndaj saj e tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime të shumta, të rënda. Prenga akuzoi Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi.
Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin e Antonela dhe Mariela Berishës, të dyja banuese në Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Reagimi i Klea Prengës në Instagram:
Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.
Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.
As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.
Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.
Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.
View this post on Instagram