Bota

Plagosja me armë zjarri në Durrës/ Arrestohet në Gjermani autori, pritet ekstradimi!

Është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi Erland Krasniqi, 25 vjeç.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Kujtojmë që më 15 maj 2024 në Durrës tek “Rreth-rrotullimi i Plepave”, pas një konflikti për motive të dobëta, Krasniqi ka plagosur me armë zjarri Renato Bajraktarin duke e plagosur atë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.08.2024, Interpol Wiesbaden/Gjermani, informon se shtetasi Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin Nr.330 Datë: 25.05.2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake parashikuar nga neni 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.