Aktualitet

Plagosi me thikë dy kushërinjtë jashtë një club-i, arrestohet 19 vjeçari!

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin jashtë një clubi në Vlorë. si pasojë 19-vjeçari S.C., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë L.T., 39 vjeç dhe D.T., 23 vjeç, të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur kapjen e 19 vjeçarit.

‘Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, njofton policia.

Por ka nisur hetimi në gjendje të lirë edhe për një 17 vjeçar, i cili godit me grushte A.T., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me dy shtetasit e dërguar në spital.

‘Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).’, shton policia.

Të tre ata janë kushërinj dhe mesa duket kanë patur një konflikt të çastit në club me dy adoleshentët.