Një 40-vjeçare është plagosur me thikë në Astir.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.