Health & Beauty

Pjesët e trupit që duhet të kontrolloni çdo ditë për të kuptuar nëse vuani nga ndonjë sëmundje!

Së fundmi një mjeke ka zbuluar se cilat pjesë të trupit duhet të kontrolloni çdo ditë për t’u siguruar që gëzoni shëndet të plotë. Dr.Mindy Pelz është një eksperte me famë botërore e cila shpesh jep këshilla për shpëtimin e jetës në internet. Kohët e fundit, mjekja që jeton në Kaliforni, gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, tregoi pesë zonat e trupit që duhet të shikoni çdo ditë për t’u siguruar që jeni në rregull.

Ekspertja vuri në dukje se ka mënyra të ndryshme për të kontrolluar shëndetin tuaj pa shkuar te mjeku. Ajo shpjegoi se si thonjtë, gjuha, flokët, këmbët dhe sytë mund të tregojnë se vuani nga një sëmundje.

Ju duhet një rutinë e përditshme për të parë se si funksionon trupi juaj.

Dr. Mindy i këshilloi njerëzit që të fillonin duke kontrolluar pjesën e brendshme të syrit të tyre, gjë që ajo tha se mund t’ju tregojë nëse mëlçia juaj nuk po punon siç duhet. Ajo shpjegoi:

Nëse pjesa e brendshme e syrit tuaj është e verdhë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve të mëlçisë.

Më pas, ajo zbuloi se thembrat tuaja mund të zbulojnë nëse keni toksina në sistemin tuaj.

Kur pjesa e poshtme e këmbëve tuaja është e thatë dhe e plasaritur, kjo tregon se nuk keni qarkullimin e duhur.

Është një mundësi që mëlçia të mos bëjë një punë të mirë duke nxjerrë toksinat, kështu që sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ka pisllëqe në të.

Mjekja rekomandon që t’i shikoni me kujdes edhe thonjtë tuaj.

Kur ka shumë plasaritje në thonjtë tuaj ose sa shpejt rriten ato, mund të jetë një shenjë e mungesës së mineraleve.’ Unë gjithashtu shikoj gjuhën time çdo mëngjes. Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë një shenjë e myku dhe trupi juaj po detoksohet. Flokët që bien mund të nënkuptojnë një zbulim kyç për shëndetin tuaj.