Një shtetas turk, që u ekstradua nga Gjeorgjia drejt vendit tonë, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf, u la sot në burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Yalcin Hanci akuzohet nga GjKKO se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Në vitin 2022, kjo gjykatë i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.