Sport

Pjesë e dytë perfekte, Ukraina përmbys Sllovakinë!

Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në Euro 2024. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot po përballet me Ukrainën. Në duelin e dytë të grupit E.

Sfidë që u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Skuadra e Sergiy Rebrov mori zemër dhe përmbysi gjithçka 10 minuta përpara fundit me anë të Roman Yaremchuk.

28-vjeçari i Valencias erdhi nga stoli dhe realizoi një gol të bukur dhe me shumë vlera, duke kaluar Ukrainën në avantazh.