Sot është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese dhe kriposja në të gjitha akset rrugore kryesore në qarkun Dibër. Temperaturat e ajrit kanë zbritur nën zero gradë, ndërsa rrugët në disa zona të thella janë ende të bllokuara. Autoritetet raportojnë se si pasojë e rënies së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, duke bërë që disa fshatra të mbesin pa energji elektrike.
Ndërkohë sot, në Parkun Kombëtar të Qafështamës dëbora ka arritur deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në kalimin e rrugës Krujë-Qafështamë.
Në fshatrat e malësisë, niveli i dëborës është më i ulët dhe nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika.
Në Malin e Krujës, niveli i dëborës shkon deri në 10 centimetra, ndërsa rruga është e kalueshme me vështirësi si pasojë e prezencës së akullit dhe dëborës në rrugë. Gjatë natës, ka rënë edhe niveli i lumit Ishëm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar përmbytje në asnjë nga pikat kritike.
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës shkaktuar probleme të shumta kryesisht në veri të vendit, në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Kurbin. Në bypassin e Qafë Murrizit të Rrugës së Arbrit, rreth 300 automjete mbetën të bllokuara për shkak se rruga ishte e pakalueshme.
NJOFTIMI PËR QARKUN DIBËR:
Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.
Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,
Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.
Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.
Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.
Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.
Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.
Bulqizë
Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë.
Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.
Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.
Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë vashkë me njësitë Administrative.
Klos
Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Mat
Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.