Fashion

Pizhamet po zëvendësojnë fustanet e festave

Sezoni i dimrit ka mbërritur tashmë dhe dëshira për të veshur pizhame shtohet çdo ditë e më shumë. Ndërsa pandemia e koronavirusit ndikoi në stilin e përditshëm të veshjeve dhe kryesoi trendi i veshjeve të rehatshme, gjithashtu ka ndikuar edhe në veshjet për festat e fundvitit.

Në festat e fundvitit komoditeti dhe thjeshtësia janë më të kërkuara sesa veshjet që do t’ju vendosin në pozita të sikletshme. Normalisht që pizhamet janë veshjet që kanë zënë vendin e fustaneve, prandaj ju duhet të shikoni në galerinë e mëposhtme disa nga modelet e tyre që do të transformojnë pamjen tuaj.