Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte Pirro Beati. Ish-banori i “BBV2”, komentoi ndër të tjera trekëndëshin Fation-Heidi-Romeo.
Për Heidin ishte pak më i stepur, por e bëri që publiku ta kuptojë që ai po mendon diçka për Heidin. Ndoshta Romeo e ka qejf vërtet, nuk po shtiret… Fationi u mërzit… Unë kam vënë re është pak a shumë me të gjithë kështu. Do që të flasë, mos të keqkuptohet. Dje tregoi që u mërzit, por u mundua ta justifikonte… Nuk e priste të thoshte Heidi ashtu. Ajo nuk e mohoi për Romeon…