Ishte një nga çiftet më jetëgjatë të showbiz-it, ashtu si dhe të sportit. Por lajmet e fundit tregojnë se lidhja 12-vjeçare midis yllit të muzikës Shakira dhe kampionit të Barcelonës Gerard Pique ka marrë fund. Sipas burimeve spanjolle, futbollisti 35-vjeçar ka lënë shtëpinë ku banonte me këngëtaren kolumbiane dhe dy fëmijët, për t’u transferuar në një apartament në qendrën e Barcelonës.
Arsyeja e këtij vendimi sipas mediave është një tradhti e zbuluar nga Shakira, që si protagoniste mund të ketë një vajzë 20-vjeçare ende misterioze. Thashethemet filluan të konkretizohen në fund të majit, por raportet e mëtejshme konfirmuan se ata kanë qenë në telashe për të paktën tre muajt e fundit. Në emisionin ‘Mamarazzis’ në Youtube e drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit.
Mesa duket Shakira ka vendosur ta lërë pas gjithë këtë dhe te fokusohet në të ardhmen. Ajo sapo bëri lëvizjen e saj duke ndjekur në Instagram disa nga personazhet më seksi të Hollywood si Henry Cavill dhe Chris Evans. Ky i fundit ka filluar ta ndjekë këngëtaren kolumbiane në Instagram menjëherë.
https://twitter.com/FionaSmall/status/1532701809013403649?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532701809013403649%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2022%2F06%2F04%2F629aab3f22601dcd198b4583.html
Këto janë dy nga aktorët më të mëdhenj të Hollywood-it që e ndjekin në më pak se 48 orë. Këto nuk janë vetëm dyshime pasi ekziston një video e famshme e Henry Cavill ku ai kërkon për Shakirën në një tapet të kuq.
https://twitter.com/NewsForShakira/status/1532337962586734592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532337962586734592%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2022%2F06%2F04%2F629aab3f22601dcd198b4583.html
Gerard Pique duket se po kalon një moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana mbrojtësit, që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situata e kontratës së Pique mund të konsiderohet si një prej tyre.