Pas rrëfimit për infektimin me coronavirus tek “The Ellen Show”, Pink ka folur për “Heart Radio”, duke u shprehur se mendonte se çdo gjë kishte marrë fund dhe se së bashku me djalin e saj do të ndahej nga jeta.
Për këngëtaren, duket se ka qenë një eksperiencë e tmerrshme, pasi kishte lënë dhe “amanetet” e fundit për kujdesin e familjes së saj.
Pink u shpreh se:
Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne. Telefonova mikeshën time të ngushtë dhe i thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?