Celebrities Gossip Music Showbiz

Pink anulon koncertin madhështor në Zvicër, shkak problemet shëndetësore!

Këngëtarja e njohur Pink ka anuluar koncertin e saj madhështor në Bernë të Zvicrës, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk duket e mirë. Këtë e ka konfirmuar stafi mjekësor i artistes, duke thënë se ajo duhej të pushonte më shumë pas turit të saj të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar.  Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur me Pink, por mendohet se marifetet e saj në skenë mund të kenë të bëjnë me të. Burimi i afërt me këngëtaren tha se:

Pink ka anuluar shfaqjen e saj në Bernë me urdhër të mjekut. Ajo ka punuar shumë dhe performancat janë gjithmonë me shumë marifete.

Kjo është hera e dytë e këngëtares që sëmuret në mes të turneut, pasi i ndodhi edhe gjatë turneut të saj në Britani të Madhe. Në qershor, vetëm disa orë para koncertit, ajo u tha fansave se nuk ishte mirë. Këngëtarja, ndau lajmin në një postim në Instagram se kishte një problem në stomak përpara koncertit në stadiumin Principality në Cardiff.

Së fundmi Pink ka reflektuar për këngët e saj të së kaluarës, duke ndarë në një intervistë për Los Angeles Times ato që ajo beson se janë këngët e saj më të këqija. Pink u shpreh se:

Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie.

Megjithatë, Pink shpejt shtoi një tjetër këngë në listën e saj më të keqe.

Oh prit, është edhe ‘We’ve Got Scurvy’ Do të doja që të mos e kisha publikuar kurrë. Ishte një gabim i madh.

Rikujtojmë, se Pink dhe Carey Hart janë të martuar që nga viti 200o. Dyshja kanë vajzën 12-vjeçare Willow dhe djalin 6-vjeçar Jameson.