Pinguini mbret, i cili është më pak se 9 muajsh, peshon 22.5 kg dhe është shpendi më i madh ndonjëherë në Sea Life në Melburn. “Është shumë e pazakontë që ai të jetë aq i madh dhe i rëndë”-tha Jacinda Early, koordinatorja e edukimit të akuariumit, pasi pinguinët e moshës së tij në akuarium peshojnë më së shumti 18 kilogramë. Megjithatë, në javët e ardhshme, Pesto pritet të humbasë peshë pasi i bien pendët.
Ndërsa është e pamundur të parashikohet saktësisht se sa peshë do të humbasë, Earley thotë se mund të peshojë sa disa nga shpendët më të mëdhenj të akuariumit. Ndërkaq, pinguini Pesto ka tërhequr qindra vizitorë në Akuariumin e Melburnit, duke përfshirë këngëtaren pop Katy Perry. Ylli pmerikan, i cili performoi në finalen e madhe të Ligës Australiane të Futbollit në Melburn të shtunën, i tha Channel Seven se donte të “puthte Pesto”.
Ai është gjithashtu më i madhi që ka parë ndonjëherë akuariumi i Melbourne’s Sea Life, i cili ka tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Si të gjithë pinguinët mbretërorë, Pesto është seksualisht dimorfik, që do të thotë se ai nuk ka tipare të dukshme nga jashtë që e dallojnë atë nga pinguinët femra. Ngjarja e zbulimit të gjinisë në fillim të këtij muaji u shfaq në mediat sociale, me shumë nga videot e tij në platformën TikTok duke mbledhur më shumë se një milion pëlqime.
Ndërkaq, një nga pinguinët më të rrallë në botë është shpallur si zogu i vitit në Zelandën e Re. Bëhet e ditur se pinguini me sy të verdhë, ose hoiho, është më i madhi nga speciet e pinguinëve kontinental të Zelandës së Re dhe është i dallueshëm për brezin e verdhë të zbehtë të puplave. Hoiho jeton përgjatë pjesëve të bregut lindor dhe në ishujt Auckland nën Antarktik.