Botë e Çuditshme

Pinguini më i madh që ka jetuar ndonjëherë në Tokë!

Shkencëtarët besojnë se kanë pikasur pinguinin më të madh që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. Ata e “pagëzuan” pinguinin më të madh Kumimanu, një kombinim i fjalëve “përbindësh” dhe “zog” në gjuhën maori. Duke krijuar modele 3D të krahëve të mëdhenj të pinguinëve dhe duke i krahasuar ato me kockat e pasardhësve të tyre parahistorikë dhe modernë, studiuesit arritën në përfundimin se “zogu përbindësh” peshonte rreth 150 kg, tre herë më shumë se madhësia e specieve aktuale.

Këta zogj të lashtë, fosilet e të cilëve janë gjetur nga ekspertët në Zelandën e Re, besohet se kanë jetuar rreth 57 milionë vjet më parë, vetëm disa milionë vjet pas fundit të epokës së dinosaurëve. Fosilet u gjetën në daljet bregdetare në Otago Veriore, Ishulli Jugor i Zelandës së Re, midis 2016-2017. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga SHBA, Zelanda e Re dhe Universiteti i Kembrixhit në MB përdorën skanime lazer për të krijuar modelet digjitale të eshtrave.

Më pas, ata i krahasuan këto modele me fosilet e llojeve të tjera të shpendëve, të tilla si pinguinët. Për të vlerësuar me saktësi madhësinë e kësaj specie të re, shkencëtarët matën qindra eshtra nga pinguinët modernë, duke përdorur dimensionet e eshtrave të tyre të krahëve për të parashikuar peshën. Ata u befasuan me rezultatin pasi zbuluan se kockat më të mëdha të pendës i përkisnin një pinguini që peshonte 154 kg.

Tregues i madhësisë së tij është dimensioni i pinguinit perandor, pinguinit më të gjatë dhe më të rëndë në Tokë, që peshon midis 22 dhe 45 kilogramë. Nga ana tjetër, speciet më të vogla peshonin rreth 50 kg. Rikujtojmë, se drerët dhe pinguinët perandorë janë ndër speciet e përzgjedhura nga organizata e njohur mjedisore WWF për të ilustruar kërcënimet me të cilat përballen mijëra kafshë në të gjithë botën.