Pinguini mbret, i cili është më pak se 9 muajsh, peshon 22.5 kg dhe është shpendi më i madh ndonjëherë në Sea Life në Melburn. “Është shumë e pazakontë që ai të jetë aq i madh dhe i rëndë”-tha Jacinda Early, koordinatorja e edukimit të akuariumit, pasi pinguinët e moshës së tij në akuarium peshojnë më së shumti 18 kilogramë.
Megjithatë, në javët e ardhshme, Pesto pritet të humbasë peshë pasi i bien pendët. Ndërsa është e pamundur të parashikohet saktësisht se sa peshë do të humbasë, Earley thotë se mund të peshojë sa disa nga shpendët më të mëdhenj të akuariumit.
Siç shpjegoi ajo, Pesto duket se ka oreks të madh, pasi ai ha 25 deri në 32 peshk në ditë në katër racione, ndërsa pinguinët mbretërorë të rritur hanë gjysmën e kësaj sasie dhe gjenet e tij të mira kanë luajtur një rol pasi babai i tij është pinguini më i madh dhe më i vjetër në akuarium.
Pesto është bërë virale në rrjetet sociale. Sipas Olivia Wilson, një zëdhënëse e Merlin Entertainments që drejton akuariumin, rreth 4.2 miliardë njerëz e kishin parë pinguinin përmes kanaleve të mediave sociale të Sea Life Melbourne dhe uebsajtit. Në të njëjtën kohë, janë të shumtë ata që vizitojnë akuariumin si nga rajone të tjera të Australisë ashtu edhe nga jashtë, për të parë ekskluzivisht Pestos.
Ndërkaq, një nga pinguinët më të rrallë në botë është shpallur si zogu i vitit në Zelandën e Re. Bëhet e ditur se pinguini me sy të verdhë, ose hoiho, është më i madhi nga speciet e pinguinëve kontinental të Zelandës së Re dhe është i dallueshëm për brezin e verdhë të zbehtë të puplave. Hoiho jeton përgjatë pjesëve të bregut lindor dhe në ishujt Auckland nën Antarktik.
Sipas departamentit të ruajtjes, besohet se kanë mbetur afërsisht vetëm 4,000 deri në 5,000 në botë dhe numri i tij është në rënie. Konkursi i zogut të vitit filloi në vitin 2005 për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të zogjve vendas të Zelandës së Re, shumë prej të cilëve janë të kërcënuar, në prag të zhdukjes ose tashmë të zhdukur për shkak të habitateve në rënie ose aktiviteteve njerëzore.