Bota Botë e Çuditshme

Pinë nga shishet e gjetura në det, ndërrojnë jetë 4 peshkatarë!

Katër peshkatarë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi konsumuan pije nga disa shishe të gjetura në det. Sipas mediave lokale, ata kishin dalë për peshkim kur gjetën disa shishe në det të hapur, disa qindra milje larg Tangales, një qytet në bregun jugor të ishullit.

Marina e Sri Lankës u tha gazetarëve se peshkatarët kishin pirë pijen që gjendej në shishe, duke menduar se ishte pije alkoolike. Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Peshkimit, Susantha Kahaëatte, u tha gazetarëve se autoritetet u përpoqën t’i nxirrnin në breg peshkatarët por koha qe e pamjaftueshme për t’u shpëtuar jetën. Autoritetet mësuan se peshkatarët kishin shpërndarë shishet edhe në varka të tjera dhe për këtë arsye po njoftoheshin të gjithë peshkatarët e tjerë që të mos i hapnin.