Ndalim në SHBA për pilulën e abortit. Një gjykatës federal në Teksas vendosi të pezullojë miratimin e saj nga FDA-ja, praktikisht duke e ndaluar në të gjithë vendin. Por, hyrja në fuqi e vendimit shtyhet me shtatë ditë për të lejuar apelimin e vendimit. Presidenti Joe Biden paralajmëroi betejë ligjore ndaj vendimit të gjyqtarit.
Padia e ngritur nga një koalicion mjekësh dhe grupesh kundër abortit, argumenton se FDA-ja, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, agjencia përgjegjëse për kontrollin e ilaçeve nuk ekzaminoi në mënyrë të përshtatshme provat shkencore ose nuk ndoqi protokollet e duhura kur miratoi mifepristonen, pasi shpërfilli rreziqet e sigurisë së pilulës.
Një tjetër gjyqtar e mban pilulën e abortit
Një tjetër gjykatës federal, ai i Uashingtonit, paraprakisht vendosi që mifepristone, e përdorur si pilulë aborti, duhet të mbetet e disponueshme në treg në të paktën 12 shtete demokratike. Eshtë fjala për ato që kanë promovuar veprime ligjore për mirëmbajtjen e tij.
Vendimi i pezulluar për shtatë ditë në pritje të një apelimi të mundshëm është i kundërt me atë të marrë pak më parë nga gjyqtari federal i Teksasit i emëruar nga ish-presidenti republikan, Donald Trump. Tashmë, bllokimi ligjor mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë.
Biden: Unë do të luftoj ndalimin e pilulës së abortit!
Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur synimin e përcaktuar për “të luftuar” vendimin e gjykatësit federal, duke e quajtur “përpjekje të paprecedentë për t’i privuar gratë nga liritë themelore”. Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden njoftoi se administrata e tij do ta kundërshtojë këtë vendim. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se tashmë se do ta apelojë verdiktin e gjykatësit federal të Teksasit.