Ai-Da është roboti i parë artistik ultra-realist në botë. Ajo është e aftë të vizatojë dhe pikturojë duke përdorur kamera në sytë e saj, algoritme AI dhe krahun e saj robotik. Bëhet e ditur se ajo është një artiste e performancës, stiliste dhe poete. Që nga krijimi i saj në shkurt të vitit 2019, Ai-Da ka mahnitur audiencën me përzierjen e saj unike të artit dhe teknologjisë.
Ndërsa ekspozita e saj solo, “E ardhmja e pasigurt”, në Universitetin e Oksfordit, i ftoi shikuesit të reflektojnë mbi botën që po ndryshon me shpejtësi. Që atëherë, arti i Ai-Da ka fituar njohje ndërkombëtare, me ekspozita në të gjithë globin. Ajo ka prezantuar vepra në vende prestigjioze si Iniciativa Globale e Kombeve të Bashkuara ‘AI for Good’, ku trajtoi implikimet komplekse të teknologjive në zhvillim.
Diskutimet e saj nxitëse kanë arritur edhe në Dhomën e Lordëve dhe në Unionin e Oksfordit. Siç raportohet, ndikimi i Ai-Da shtrihet në muzetë e mëdhenj; ajo pati shfaqjen e saj të parë të madhe në Muzeun e Dizajnit dhe mbajti një ekspozitë solo në Giardini gjatë Bienales së Venecias. Duke shtyrë vazhdimisht kufijtë e krijimtarisë, Ai-Da sfidon nocionet tradicionale të artit dhe artistëve, duke ndezur biseda jetike rreth përdorimit dhe keqpërdorimit të mundshëm të teknologjive të reja.
Recitali u zhvillua në Muzeun e njohur Ashmolean të Universitetit të Oksfordit si pjesë e një ekspozite që shënon 700 vjetorin e vdekjes së Dantes. Poema e Ai-Da u përshkrua si “thellësisht emocionuese” nga Meller. Meller tha se aftësia e Ai-Da për të imituar shkrimin njerëzor është shumë e madhe. Meller tha për CNN se:
Projekti Ai-Da u zhvillua për të trajtuar debatin mbi etikën e zhvillimit të mëtejshëm të AI për të imituar njerëzit dhe sjelljen njerëzore. Më në fund po na duket të gjithëve se teknologjia ka një ndikim të madh në të gjitha aspektet e jetës dhe ne po kërkojmë të kuptojmë se sa shumë mund të bëjë kjo teknologji dhe çfarë mund të na mësojë për veten tonë.