Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.
Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, mbrëmja e djeshme përfundoi me një të eliminuar. Ishte Deborah Keçi dhe balerini profesionit Niko Spiro që e lanë spektaklin pas një përballje në kërcim me Julka Gramon dhe Silvester Shuta.
Megjithatë, një tjetër çift theu rekord në marrjen e pikëve nga juria. Ishte Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj ata që morën 40 pikë, pikët më të larta të marra ndonjëherë nga çdo konkurrent tjetër që nga fillimi i këtij spektakli. Por mesa duket nuk ka qenë fort e lehtë për Elhaidën performanca e saj. Një natë më parë ajo pësoi një incident në skenë, ndërsa mbrëmjen e kaluar Sambën e kishte marrë ‘seriozisht’ duke pushtuar skenën ku dhe juria pati vetëm fjalë të mira.
Kledi Kadiu: Me shumë energji, e saktë, e rrjedhshme, vetëm fjalë të bukura kam. Fakti që kërcen me kaq ndjenjë, ti e jeton kërcimin, Kjo është gjëja më e bukur, bravo!
Dalina Buzi: Ti ia dole, për mua Samba më e bukur që është bërë deri më tani.
Armand Peza: Unë mendoj që Shakira ka humbur që nuk ju përfshin dot te videoklipi i saj.
Valbona Selimllari: Elhaida ti je një yll, kjo ishte hapja më e bukur që mund t’i bëhej “Dancing With The Stars”.