Celebrities Gossip Showbiz

Pikërisht kur menduam se nuk ishin më bashkë, Mozzik bën veprimin e papritur për Loredanën!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Jo vetëm për anën artistike, por reperi ka qenë gjithmonë shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e tij me Loredana-n, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.

E kur dukej se mes dyshes gjërat ishin të qeta, Mozzik bën veprimin e papritur për artisten. Teksa kjo e fundit sapo ka publikuar këngën e saj, ish- partneri e ka ripostuar duke e mbështetur për këtë projekt dhe krahas ka shkruar: “Mamaja e Hana-s”.

Mesa duket, dyshja kanë gjetur sërish gjuhën  e përbashket dhe tani kanë një raport shumë të mirë miqësor me njëri-tjetrin edhe pse në rrugë të ndara.

Projekti më i fundit muzikor nga Mozzik është bashkëpunimi i tij më i fundit me Ledri Vulën, një duet me ritme verore dhe me një videoklip shumë provokues. ‘Boom Boom’ në vetëm një muaj nga publikimi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke numëruar mbi 9 milion klikime në platformën YouTube dhe kjo e pritshme nga dy artistë si Mozzik dhe Ledri.