Piers Morgan ka thënë se nuk ka mbetur aq i impresionuar nga filmi i ri i tmerrshëm sipas tij, i Lady Gaga-s “House of Gucci” saqë ai dhe gruaja e tij Celia Walden u larguan në mes të një shfaqjeje. 56-vjeçari ndau kritikën e tij të filmit, e cila është frymëzuar nga një histori e vërtetë, në mediat sociale mbrëmë.
Ish-prezantuesi i “Good Morning Britain” tha se ai ndoqi një shfaqje të filmit biografik të krimit, i cili është nën regjinë e Ridley Scott, në një kinema në Londër dje. Çifti, i cili ka së bashku një vajzë 10-vjeçare, Elise Morgan, thuhet se janë larguar në gjysmë të rrugës sepse ishte e tmerrshme dhe shumë e keqe. Në një postim në Twitter mbrëmë, në të cilin përfshiu posterin e filmit, ai shkroi:
U largova nga ky film sonte pas 80 minutash. Është shumë e tmerrshme.
Duket se dyshja, që të dy gazetarë, ia dolën vetëm gjysmës së “House of Gucci”, pasi mendohet se ka një kohëzgjatje prej 2 orë e 38 minuta. Piers komentoi më tej filmin në një postim në Instagram mbrëmë, në të cilin ai ndau një selfie të tij dhe Celia, me të cilën u martua në vitin 2010, nga mbrëmja e tyre.
Ai tha se nata e takimit të tyre të fundit ishte sipas rregullave të Covid dhe gjërat pozitive përfshinin të qenit në një kinema të qetë, shumë luksoze. Gazetari shtoi se një tjetër gjë pozitive ishte se ai mund të shijonte pak verën që kishte porositur, me Piers që kishte deklaruar më parë se ai vuante nga shija e reduktuar pasi u infektua me Covid-19 në fillim të këtij viti.
Walked out of this movie tonight after 80 minutes. It’s jaw-droppingly dreadful. pic.twitter.com/2rXwcW33HA
— Piers Morgan (@piersmorgan) December 20, 2021