Negociatat mes studiove kryesore të Hollivudit dhe aktorëve u pezulluan, që do të thotë se prodhimi i serialeve dhe filmave të caktuar është pezulluar. Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA është në grevë që nga korriku. Studiot thanë se po i përfundonin bisedimet por hendeku me anën e aktorëve “është shumë i madh”.
Ata gjithashtu argumentojnë se propozimi i fundit i aktorëve mund të kushtojë 800 milionë dollarë shtesë në vit dhe të krijojë një barrë financiare të papërballueshme. Aktorët kanë bërë thirrje për pagesë më të mira për përmbajtjen e transmetimit dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale.
Edhe pse greva e skenaristëve përfundoi në shtator pas 148 ditësh, pasi u arrit një kompromis me studiot, aktorët këmbëngulën në veprimet e tyre. Shpresohej që marrëveshja me shkrimtarët do të ndihmonte gjithashtu në gjetjen e një zgjidhjeje me aktorët, të cilët rifilluan negociatat me studiot javën e kaluar. Grevat lanë mijëra njerëz pa punë dhe i kushtuan Hollywood-it miliarda dollarë. Prishja e bisedimeve do të thotë se prodhimi i filmave gjatë kësaj vjeshte është pezulluar.