Megjithëse situata po i kthehet normalitetit, bllokimi i aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas për shkak të grevës së kontrollorëve ajrorë të Albcontrol ka sjellë jo pak kaos në vendin tonë.
Shumë qytetarë kanë mbetur në pritje për orë të tëra në hyrje të aeroportit për shkak të këtij bllokimi të fluturimeve duke pritur me bileta në duar për një njoftim të dytë. Një ndër to ishte edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në “Pardon My French” ku foli për përfshirjen në poltikë.
Artistja shumë e dashur e publikut është fotografuar së bashku me të voglin e saj Fernando duke pritur në aeroport ndërkohë që fluturimet nuk kishin ndërmend të rinisnin. Aeroporti i Rinasit prej ditës së djeshme ka stopuar punën për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror pas uljes së pagave të tyre nga 4.400 dollarë në 2.200 në muaj për një pjesë e të cilëve po merren masa.
Pak momente më parë, Ministrja e Infrastrukturës konfirmoi se gjendja po i kthehet normalitetit. Nga sot, do të rinisin fluturimet më emergjente ndërsa nga dita e nersërme puna pritet të rikthehet si më parë.