Film & Tv Tech

Peter Jackson shet kompaninë “Weta Digital” për vlerën marramendëse!

Ekipi i madh i cili qëndron pas gjithçkaje që ka të bëjë me efektet speciale për filmat e njohur të ‘DC’, ‘Marvel’ dhe ‘Avatar’, “Weta Digital” kompania e efekteve vizuale e bashkëthemeluar nga Peter Jackson i ‘Lord of the Rings’, së fundmi është blerë nga ‘Unity Technologies’ për një çmim prej 1.625 miliardë dollarësh.

‘Weta Digital’ ka qenë pas efekteve vizuale të paharrueshme në shumë filma ikonë që ne edhe sot e kësaj dite vazhdojmë t’i shohim dhe t’i duam. Kompania, e cila përfshin një ekip të madh inxhinierësh dhe artistësh mjaft të zotë, është përgjegjëse për të sjellë në jetë shumë prej filmave dhe shfaqjeve tona më të dashura dhe tani ajo duket e gatshme të dominojë sferat e realitetit virtual dhe të shtuar viteve të fundit.

Blerja e kushtueshme e ‘Unity’ përfshin ekipin e Weta Digital prej 275 inxhinierësh. Ekipi i artistëve të Weta Digital do të bëhet kompania e tyre, e quajtur ‘WetaFX’ dhe të dy degët synojnë të vazhdojnë të punojnë përsëri ngushtë së bashku. Jackson do të zotërojë shumicën e ‘WetaFX’, ndërsa ‘Unity’ do të marrë përsipër pronësinë e shumë prej mjeteve të kompanisë, të cilat përfshijnë edhe Manuka, një nga mjetet që përdoret për të rritur perfeksionin e realizmit të  efekteve në pjesët përfundimtare.

‘Unity’ do të trashëgojë gjithashtu bibliotekën e të gjitha aseteve të Weta Digital, e cila përfshin një larmi të madhe tekstesh dhe mjedisesh të ndryshme. Blerja e Unity duket se është projektuar për të forcuar ndikimin e kompanisë pasi edhe përvojat e shtuara dhe virtuale do të kërkojnë shumë modelime 3D dhe efekte të avancuara saktësisht llojin e ofruar nga Weta Digital.

Mjetet e unifikuara, shkencëtarët dhe teknologët e jashtëzakonshëm të ‘Weta Digital’ do të përshpejtojnë misionin tonë për t’u dhënë krijuesve të tyre aksess për të përdorur dhe mjete me performancë të lartë për të sjellë në jetë vizionet e tyre.