Botë e Çuditshme

Peshon 11 kilogramë, macja nis dietën!

Një mace që peshon 11 kilogramë tani është në rrugën drejt një dietë ushqimore. Macja e zezë Tanglewood është dërguar në Austin Pets Alive, një strehë kafshësh në Teksas, me programe shpëtimi të krijuara për të shpëtuar kafshët në rrezik. Luis Sanchez, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Austin Pets Alive, tha se Tanglewood tani është në kujdestari me menaxherin e birësimit të maceve.

“Ne jemi ende duke e monitoruar atë ndërsa po punojmë për të përcaktuar shkakun, por jemi duke u fokusuar në simptomat e saj neurologjike dhe thyerjen e këmbës së përparme”-tha Sanchez. “Pasi ai të fillojë të ndihet më mirë, ne do të jemi nxitësit e tij për të bërë një plan për humbje peshe dhe për të ulur disa kilogramë”-shtoi ai. Një mace shtëpiake duhet të peshojë rreth 3 deri në 4 kilogramë, në varësi të racës, sipas ASPCA. Tanglewood u adoptua tetë muaj më parë, por më pas u kthye në Austin Pets Alive.

“Ajo kishte një këmbë të thyer kur ne e morëm dhe më pas ajo filloi të zhvillonte disa simptoma neurologjike që rezultuan në konvulsione”-tha Allie Dono nga Austin Pets Alive. ASPCA vëren se mbipesha është një problem shumë i zakonshëm tek kafshët shtëpiake dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e një maceje ose qeni. Një kafsh mbipeshë është në një rrezik në rritje të diabetit, problemeve të mëlçisë dhe dhimbjeve të kyçeve.